Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj e thanë publikisht që janë rikthyer bashkë, dhe nuk ka më vend për dyshime.

Ka qenë pikërisht një video e postuar në profilin zyrtar në Instagram të Jonida Maliqit, që shfaqi çiftin duke realizuar një kërcim së bashku.

Veshur matchy-matchy, sport dhe me kapele, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj duken në harmoni perfekte, dhe sapo na treguan një copëz nga historia e tyre e dashurisë.

Ndërkohë pak ditë më parë çifti udhëtuan drejt jugut dhe medies rozë nuk i shpëtuan detajet që tregonin se ata ishin rikthyer bashkë.

Por nga ana tjetër, Jonida Maliqi nuk është treguar aq e rezervuar dhe ka pranuar hapur se po kalon kohë me Romeon, ndërsa kanë drekuar mes miqsh, dhe kanë postuar në rrjete sociale.