Në 40 vjet histori, për herë të parë ceremonia më e madhe e vlerësimit të kinematografisë, Oscar është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
Në një njoftim, bordi i guvernatorëve bëri të ditur se shfaqja do të zhvillohet më 25 prill 2021.
Presidenti i Akademisë, David Rubin dhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë. Dawn Hudson thanë: Për më shumë se një shekull, filmat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngushëllimin, frymëzimin dhe argëtimin tonë gjatë kohërave më të errëta. Ata me siguri e kanë bërë këtë gjë edhe këtë vit. Shpresa jonë, në shtyrjen e datës për ndarjen e çmimeve është që t’iu sigurojë mundësinë kineastëve, që të përfundojnë filmat e tyre, pa u penalizuar nga diçka që është përtej kontrollit të kujtdo.
Më tej, ata shtuan se e gjejnë veten në territor të paeksploruar këtë vit dhe do të vazhdojmë të punojnë me partnerët e tyre në Akademi, për të siguruar që shfaqja e vitit të ardhshëm të jetë një ngjarje e sigurt dhe festuese.





