Programi i Ri i Kodimit” u shërben të rinjve shqiptarë që të aplikojnë për të ndjekur kursin e Sigurisë Kibernetike pranë Albanian ICT Academy.

Kryeministri i vendit Edi Rama shkruan në Facebook-un e tij se kjo skemë do t’i bëjë të rinjtë të jenë më të formuar nga ana digjitale, duke u bërë thirrje që secili të aplikojë për të ndjekur më pas një karrierë në Krimin Kibernetik.

“Interesi i të rinjve shqiptarë për të aplikuar në Programin e Ri të Kodimit nëpërmjet e-Albania është gjithnjë në rritje. Altea është një prej 1669 aplikuesve në këtë program, e cila pas përfitimit të bursës në vlerën 50% nga qeveria tashmë ndjek kursin e Sigurisë Kibernetike pranë Albanian ICT Academy, me synimin për të ndjekur një karrierë në Krimin Kibernetik pranë Policisë së Shtetit.

Kjo skemë është pjesë e strategjisë kombëtare për formim digjital të të rinjve dhe digjitalizimit të shërbimeve në të gjitha fushat. Thirrja vazhdon të jetë e hapur për çdo të ri që dëshiron të bëhet pjesë e revolucionit teknologjik, ku secili prej tyre mund të aplikojë në platformën e-Albania në shërbimin “Aplikim për kursin e formimit profesional me mbështetje financiare”, shkruan Rama.