Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka folur për herë të parë për të gjitha thashethemet që kanë qarkulluar se ajo dhe këngëtari Kastro Zizo kanë qenë në një lidhje.

Teksa ka marrë komente të shumta për bashkëpunimin e fundit me këngëtarin Alban Skënderaj për këngën “Kush ta ndien ty aromën”, një ndjekës i shkruan:

“Videoklipi shumë i bukur. Po për Kastro Zizon do bësh videoklip? Meqë thon që e ke pas të dashur në gjimnaz.”

Ajola ka treguar se Kastro Zizon e ka pasur në klasë paralele dhe se nuk e ka pasur kurrë të dashur, teksa shkruan se e vetmja gjë që i lidhte ishin olimpiadat e fizikës dhe muzika.

“Kastro Zizon, ose Klevis Begen, jo vetem qe nuk e kam patur KURRE te dashur, por as qe nuk kam dale ndonjehere me te, e as qe nuk e kemi pelqyer ndonjehere njeri-tjetrin, madje as miq nuk kemi qene ne gjimnaz; ishim tek Petro Nini Luarasi, por ne klasa paralele, pra te ndryshme. Te vetmet gjera qe na bashkonin ishin olimpiadat e fizikes dhe muzika (kur isha ne gjimnaz kendoja edhe une, nderkohe Kastro me mikun e tij te ngushte Renin paten formuar grupin « 2Farm », qe u be shume i famshem ne ate kohe, dhe me paten kerkuar te kendoj nje kenge me ta. Kenga u regjistrua ne studio, por une nuk dola kurre ne skene me ta, sepse me pas u largova per studime jashte Shqiperise). Keshtu qe edhe pse kemi 20 vite qe njihemi, thjesht e pershendesim njeri tjetrin me respekt, kaq,” ka shpeguar ajo.