Këngëtarja Era Rusi ishte e ftuar mbrëmjen e të dielës në emisionin “Thumb On” në RTV Ora.
Në çdo dalje publike, këngëtarja e ka pranuar se është single e nuk e ka gjetur ende partnerin e duhur për të kaluar jetën dhe se vazhdon të jetojë në shtëpinë e prindërve të saj.
Teksa fliste rreth partnerit, Era tha se mashkullin e saj e ka ëndërruar të ketë pak më shumë lekë se ka ajo që ai të mos ndihet inferior.
“Gjithmonë kam kërkuar që ai të ketë diçka më shumë se mua, mashkulli që kam ëndërruar unë dua të ketë 50 cent më shumë. Krijohet një lloj inferioriteti për mashkullin nëse nuk ndodh kështu. Jo më shumë, por mos ta ndejë që e mban gruaja. Ai mos të ndihet inferior ndaj meje.”





