23korrik 2015 – Deputeti i qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima, nuk i ndahet pikëpamjes që ka për marijuanën. Ai është i vetmi nga grupi socialist, madje mund të themi nga të gjithë deputetëve të parlamentit, i cili këmbëngul për vlerat që ka kanabis sativa.

Salla e kuvendit sot është nxehur mes debateve të së majtës dhe të djathtës, ku tema e ditësh ishte marrëveshja mes Shqipërisë e SHBA-së për luftën ndaj kultivuesve të drogës.

Ndërsa në të gjithë vendin ka nisur fushata antidrogë, deputeti i majtë thotë se me legalizimin e marijuanës, do të përgatiten 50 mijë artikuj në shërbim të njerëzve, për kurim.

“Nuk e dua legalizimin e kanabisit që shqiptarët të bëhen dru”, iu përgjigj Kokëdhima njëkohësisht akuzave të ish-kryeministrit Berisha, i cili tha se Koço Kokëdhima është frymëzues i kultivuesve të shumtë të kanabisit në vend.

Pak ditë më parë, në rrjetet sociale u postua një montazh me logon e re të PS-së.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/