Fytyrat e yndyrshme kërkojnë shumë kujdes kur vjen puna tek pastrimi. Larësit duhet të jenë efikasë për të larguar yndyrën, por pa tharë lëkurën. Në kontrollimim e sebumit, pra yndyrës larja e saj dhe përdorimi i pastruesit të duhur është elementi kyç.

Kjo jo vetëm për higjenë të mirë, por edhe për të ruajtur një balancë të shëndetshme në lëkurë. Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa mënyra se si t’i përgatisni këta larësa vetë në shtëpi.

Pastrimi me sodë buke
Pa dyshim një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinë dhe jashtë saj. Soda e bukës është një pastrues i mirë natyral pasi largon bakteret, inflamacionit dhe përthan aknet bë lëkurë. Për të pastruar fytyrën me të mjafton ta shpëlani me ujë të vakët dhe të merrni pak sodë ne duar. Masazhoni me të fytyrën në lëvizje rrethore e më pas shpëlajeni dhe lyejeni me krem zbutës.

Uji i trëndafilit
Ky ujë është i njohur për vetitë e tij qetësuese mbi lëkurë. Gjithashtu është një tonik shumë i mirë që mban lëkurën të re, të hidratuar dhe largon aknet. Mjafton të merrni një disk pambuku, ta zhysni tek uji i trëndafilit e më pas të fërkoni fytyrën me të. Sipas dëshirës mund ta lini t’ju thahet në lëkurë ose ta shpëlani me ujë.

Uthulla e mollës
Uthulla balancon pehashin në lëkurë si dhe redukton nivelin e sebumit. Këto veti e bëjnë atë një pastrues natyral perfekt për fytyrën tuaj të yndyrshme. Në një enë vendosni 3 lugë gjelle ujë dhe 1 lugë gjelle uthull molle. Më pas shpëlani fytyrën me pak ujë dhe sipër fërkojeni me pak nga përzierja që përgatitët më parë. Lëreni të veprojë për 3 minuta më pas shpëlajeni përsëri.

Kamomil
Kamomili plot aromë të mirë njihet edhe për vetitë e tij qetësuese në organizëm si edhe lëkurë. Ky çaj mund ta zbardhë dhe të reduktojë yndyrën në lëkurën tuaj në shumë pak kohë. Mjafton të lani lehtë fytyrën me këtë çaj e ta lini të thahrt në lëkurë. Më pas sipas dëshirës largojeni atë duke e shpëlarë me ujë të ftohtë.

Mjaltë dhe limon
Të dy janë një kombinim shumë efikas ndaj luftimit të akneve dhe fytyrave të yndyrshme. Përzieni 2 lugë gjelle mjaltë bashkë me 1 lugë gjelle limon derisa të krijoni një masë kompakte. Vendoseni atë lehtë mbi fytyrë dhe masazhojeni. Lëreni të thahet për 5-10 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Domate dhe kastravec
Domatet dhe kastraveci mund të bëjnë mrekulli mbi fytyrën tuaj. Kjo pasi domatja largon papastërtitë ndërsa kastraveci njollat e diellit. Mjafton të përzieni në një mikser gjysmë kastraveci dhe një domate të vogël derisa të formoni një pastë. Lyeni fytyrën me të dhe mbajeni për 10 minuta para se ta shpëlani.

Kafe
Llumi i kafesë mund të përdoret gjerësisht në shtëpi, por edhe në kujdesin ndaj lëkurës. Mjafton të përzieni 1 lugë gjelle kafe apo llum kafeje me pak ujë derisa të formoni në pastë. Më pas fërkoni me të fytyrën për 2-3 minuta. Në fund shpëlajeni me ujë të bollshëm. /AgroWeb