Kush do që të martohet me suedeze, ky “shërbim” do t’i kushtojë 500 euro.
Të paktën kështu përflitet në Manastir, ku mendohet se disa mërgimtarë maqedonas, të cilët jetojnë në Malmö, Göteborg dhe Stokholm, ndërmjetësojnë në lidhjen e martesës së beqarëve nga Manastiri me vajza suedeze, për kompensim financiar prej 500 eurosh.
Mediumet maqedonase shkruajnë se përmes këtij rrjeti të organizuar, vitin e kaluar janë lidhur dhjetëra martesa mes manastirasve dhe vajzave skandinave.