Teuta do të presë Bylisin në Niko Dovana. Durrsakët duan të rikthehen te fitorja pas humbjes spektakolare me Laçin dhe të largohen përsëri nga zona e rënies teksa gara është mjaft e ashpër këtë sezon.

Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, bregdetarët kanë zhvilluar seancën e sotme stërvitore për t’u përgatitur ndaj ballshiotëve.Një ndeshje e vështirë në letër dhe e vështirë edhe në fushë teksa Bylis vjen pas dy fitoreve radhazi.

Një lajm i mirë vjen për teknikun Martini teksa pritet që pasnesër të ketë të gatshëm liderin dhe kapitenin e skuadrës, Emiljano Vila, i cili lë pas dëmtimin.