SHBA – Një gjykatë amerikane ka dënuar me 10 vite burg një haker që kishte hyrë në adresat e emaileve të shumë yjeve të Hollivudit dhe kishte marrë prej tyre dhjetëra foto personale.
Mes fotove të përvetësuara padrejtësisht, hakeri Christopher Channey shpërndau në mediat gossip foto nudo të aktores së njohur hollivudiane Scarlett Johansson.
Përveç Johansson yje të tjera tw ekranit dhe kinematografisë amerikane që u kthyen në shënjestra të 36 vjeçarit Channey ishin dhe Christina Aguilera, Renee Olstead etj.
Krahas dënimit me 10 vite burg, gjykata vendosi që Channey t’i paguajë aktores Johansson një dëmshpërblim prej 76.000 dollarë për dëmin e shkaktuar.