Domatja është një produkt i mrekullueshëm për të hequr puçrat, të cilat janë një problem i madh për shumë femra dhe meshkuj, teksa jo në pak raste krijojnë probleme.
Për të pastruar fytyrën nga puçrat, ekziston një maskë e cila ka në bazë të saj domaten.
Përbërësit
1 kokër domate
1/2 gotë kos
1/4 kokër limoni
Përgatitja
Tuli i domates duhet grirë deri sa të bëhet në formë salce, sipër saj duhet shtrydhur limoni dhe duhet hedhur kosi, më pas përzjeheni mirë deri sa të krijohet një masë homogjene.
Këtë masë aplikojeni në fytyrë, duke lënë të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Sipas specialistëve, kjo masë mund të përdoret tre herë në javë.