Doni të bëni një gjumë më të qetë? Zgjidhja mund të jenë çorapet.

“Tingëllon paradoksale, por duke veshur çorape për të fjetur dhe duke ngrohur këmbët, mund të ulni temperaturën e brendshme të trupit dhe të flini më shpejt”, thotë për CNN specialistja Michelle Drerup nga Qendra e Çrregullimeve të Gjumit në Cleveland Clinic.

Gjatë ditës, temperatura e trupit të një rrituri shkon 36.1-37.2 gradë Celsius, ndërsa te fëmijët 10-vjeçarë ose më të vegjël, është pak më e ftohtë. Në mbrëmje, temperatura bie 1-2 gradë duke e përgatitur trupin për gjumë.

Zgjerimi distal ndihmon në procesin e ftohjes duke zgjeruar enët e gjakut në skajet e trupit si duart dhe këmbët, çka rrit humbjen e nxehtësisë përmes lëkurës. Lëkura ngrohet, temperatura  e trupit bie dhe këtu hyjnë në punë çorapet e ngrohta.

“Duke ngrohur këmbët, hapni enët e gjakut për të ndihmuar që të ftohet pjesa tjetër e trupit. Rritja e qarkullimit të gjakut në këmbë rezulton në një temperaturë më të ulët”.

Një studim i vogël në vitin 2018 zbuloi se djemtë e rinj që flenë me çorape bien në gjumë 8 minuta më shpejt dhe flenë 32 minuta më gjatë se ata që nuk i veshin, duke u zgjuar më pak herë gjatë natës.

Jo vetëm çorapet, por duke e mbajtur temperaturën e dhomës së gjumit në 18.3 gradë Celsius ndihmon që temperatura e brendshme  të bjerë gjatë natës. Sigurisht, vlerat mund të ndryshojnë sepse disa  preferojnë që dhoma të qëndrojë në 15.6 gradë Celsius e të tjerë në 21.1.

Një tjetër këshillë është një dush apo banjë e ngrohtë para gjumit.