Dy vite më parë, pikërisht në vitin 2016, 42-vjeçarja nga Durrësi D.P. i kishte marrë një të njohurit të saj pak më shumë se një milion lekë të vjetra, me anë të mashtrimit.

Megjithëse gjatë gjithë kësaj kohe, shtetasi nga Sukthi G.A., 30 vjeç, ka kërkuar kthmin mbrapsht të shumës së dhënë borxh, 42-vjeçarja nuk e ka bërë këtë gjë.

I ndodhur në këto kushte, 30-vjeçari nuk ka hezituar, por i është drejtuar policisë për të bërë denoncimin përkatës.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj 42-vjeçares, që akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”.