Në bazë të marrëveshjes së bërë ndërmjet bashkisë Durrës dhe Akademisë së Rendit dhe Sgurisë, sot filloi trajnimi i punonjësve të Policisë Bashkiake.

Ky është grupi i dytë pas atij të zhvilluar muaj më parë, duke plotësuar të gjithë efektivin e Policisë Bashkiake të Durrësit, e cila i nënshtrohet këtij trajnimi, duke bërë të mundur certifikimin e të gjithë policisë bashkiake.

Ky trajnim shërben për të marrë më shumë njohuri dhe për të qenë të përgatitur për një shërbim dhe performancë më cilësore të policisë bashkiake në shërbim të qytetarëve.

Ky trajnim do të zhvillohet sipas programit mësimor, i cili është përgatitur nga katedra dhe pedagogët më të mirë të Akademisë së Rendit dhe Sigurisë.