Vija bregdetare e Durrësit, ka joshur historikisht qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por dhe të huaj. Dyndjet masive, ndërtimet e shumta kaotike, duket sikur e kanë zbehur panoramën e plazheve që rrethojnë Durrësin. Por përtej imazhit të bregdetit të zhurmshëm, ekziston një plazh privat, ku do të gjeni atë çfarë ju ka munguar…

Bamboo beach” ofron shumë më tepër se ajo që njohim të gjithë. 

Në “Bamboo”, krahas plazhit magjepsës me rërë të pastër e beach bar-it të krijuar në harmoni me natyrën, mund të shijoni qetësinë, teksa në plazh mbretëron një atmosferë private dhe uji i pastër blu.

Nëse jeni një grup shokësh e shoqesh, dhe po planifikoni një fundjavë argëtuese për të shijuar një pije pranë banakut, shoqëruar nga një panoramë çlodhëse, zgjedhja duhet të jetë “Bamboo beach bar”.

Rëra dhe uji i cekët pak metra nga bregu i detit e bëjnë këtë plazh një destinacion të mirëpritur edhe për familjet me fëmijë.

I gjendur në Porto-Romano, apo shqipëruar si porti i Romakëve, “Bamboo” është një tjetër mundësi për të bërë plazh i pashqetësuar nga masiviteti i bregdetit të zakonshëm të zonës qendrore të Durrësit.

Ka natyrë të bukur, ajër të freskët dhe njerëz gazmorë, dhe arrihet lehtësisht me të gjitha llojet e mjeteve të transportit. Rruga e shtruar të çon direkt në destinacion dhe është vetëm 10 minuta larg nga qendra e qytetit.

Të gjithë ju që nuk e keni provuar ende, çfarë po prisni për të shkuar që këtë fundjavë…

S.L.