Kejdi i vogël është i katërti fëmijë prej 2016 që po rritet në reanimacionin e maternitetit të Durrësit. Vogëlushi që gëzon shëndet të plotë është në pritje të birësimit nga familjet që kanë aplikuar në qendrën e birësimit.
Është një vogëlush i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithë stafit, të maternitetit me ëmbëlsinë e tij. Në fund të nëntorit nëna dhe tezja e tij e braktisën vogëlushin me vullnet të plotë duke mos i dhënë asnjë shans të rritet pranë familjes së tij.
Shefja e Neantologjisë Dhurata Beshello deklaroi se vogëlushi u braktis nga nëna e tij adoleshente 17-vjeçare, e cila vuante nga një sëmundje mendore. Prej lindjes vogëlushi ka marrë vëmendjen e të gjithë stafit i cili kujdeset për të, duke i siguruar çdo gjë të nevojshme, dashuri, ushqim, veshje, i çka i nevojitet.
Edhe më herët stafi i maternitetit ka rritur fëmijë të cilët braktisen vazhdimisht nga familjarët e tyre në maternitet. Këto foshnja dërgohen në shtëpinë e fëmijës ku i nënshtrohen procedurave të birësimit.
Për më shumë ndiqni deklaratën e mjekes.
K.H.