Gjobitet me 27,000 euro për shkak se nuk shkonte në punë prej të paktën 6 vitesh, një nëpunës shtetëror në Spanjë.

Mungesa e Joaquin Garcias në vendin e tij të punës u vu re vetëm kur 69-vjeçari u përzgjodh për një çmim që duhet të shpërblente angazhimin e tij afatgjatë. 

Detyra e Garcias ishte mbikëqyrja e një impianti të trajtimit të ujrave të zeza. 

Arsyeja përse episodi u diktua kaq vonë ishte një mosmarrëveshje mes kompanisë përgjegjëse të ujit dhe autoriteteve lokale, që mendonin secili për llogari të vet se ndërtesën e kontrollonte pala tjetër.