Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt, në përpjekje për të “parandaluar një katastrofë” në Ukrainë, tha zëdhënësi i tij.
Zëdhënësi Steffen Heberstreit tha se biseda do të zhvillohet pasditen e së hënës dhe se kjo bisedë “është koordinuar ngushtë” me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili ka biseduar me Putinin dy herë, fillimisht më 20 shkurt dhe sërish më 21 shkurt.
Zëdhënësi tha se biseda Scholz-Putin është pjesë e “përpjekjeve të përbashkëta diplomatike” të Perëndimit për ta ndaluar Rusinë që ta pushtojë Ukrainën.
Gjermania është zotuar se do t’i bashkohet aleatëve perëndimorë në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, nëse ajo vendos që ta pushtojë Ukrainën. /REL