Nga Myzejen KONDURI
Lajmi në TV, për një nga yjet e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, më tronditi. Imazhi i tjetërsuar i Missit të Kenges në atë çast, më peshoi me shume dhimbje. Vlersimin për talentin e saj , e kisha treguar në një nga takimet evorganizuara të kohës, në qytetin e vogël por kulturëdashës të Shijakut.
Me statusin e një prej yjeve të muzikës të atyre viteve, me bukurinë e moshës së re dhe mirësinë e shpirtit, Ajo e ngriti në këmbë gjith qytetin, të madh e të vogël. Pas shkëlqimit të takimit, ku këngëtaria foli për rrugëtimin e saj në majat e suksesit e mesazhet që përcolli, ishin mbresëlënëse. Kur po e përcillja, i thashe Parashqevisë, që nëna ime e shtrenjtë, kishte shprehur dëshirën ta takonte. Pa hezituar , pranoi dhe u nisëm. Derisa arritëm se shtëpia ime ishte shumë afër Pallatit të Kulturës, të gjithe banorët ndalonin, e përshëndetnin dhe e komplimentonin. Fëmijët gëzonin duke rendur pas saj. Pranvera e buzëqeshjes së tyre dhe aroma e pasthirrmave fëmijrore e lumturuan shumë atë ditë këngëtaren.
Pas kësaj, Parashqevi Simaku që vezullonte në cdo skenë, si shumekush, mërgoi dhe bëri përpjekjet për të prekur suksesin dhe jashtë, në Amerikën e Çudirave, pa dash të dyshoj asnjë cast, që të mohonte Atdheun.
Mendoj që ka qenë një sfidë komplekse që kërkonte, Mund, Përkushtim, dhe Fat. Nuk ia lejoj vetes të analizoj krijimin e familjes dhe humbjen e saj se dhe ish-bashkëshorti i saj, në intervistën që dha, ishte shumë i mjegullt… Të dhemb shpirti, kur mendon largimin nga i biri, që mund të ketë qenë dhe drama që shënjoi ndasinë nga skena. Dua të jem neutrale për reagimet e shumë të intervistuarve…Po smund të anashkaloj, Mirësinë & Altruizmin e znj Vali dhe të z.Elton Iliriani. Qëndrimi i tyre, pas shfaqjes së Këngëtares në një reportazh të një TV, në Amerikën e largët, që mundesuan mbështetjen e Parashqevi Simakut, këtij Ylli të zbehur, duke proceduar me ndjeshmeri, që nga takimi me të, sistemimi në një hotel dhe koordinimi i mundësimit të komunikimit me djalin. Këto përpjekje, duhen vlersuar që konkretizuan Mirësinë e Fisnikërinë e shpirtit të tyre, në aspektin njerëzor dhe atdhetar.
Tani jemi në një pikë ku shumë të panjohura, na bëjnë të përmbajtur në cdo gjë që themi. Po gjithsesi, mbetet për tu evidentuar dhe reagimi koherent i Moderatorit, Blendi Fevziu, një dritare informacioni, që në vijim të sensibilizimit për këtë personalitet të këngës, tregoi se ishte Model i Personalizuar , përmes emisionit që drejton, për të ndricuar një vlerë të humbur si Parashqevi Simaku. Sduhet hedhur poshtë e të aludohet për negativitet.
Në këto kohë moderne, në situatën globale delikate e të turbullt, të mos lejojmë të humbasin vlerat njerëzore. Edhe reagimi i z.Fisnik Qosja, Kryetar i Bashkisë Kavajë, tregoi vizionnë mbëdhtetje të Bijës së qytetit të Kavajës.Kombinimi i mbështetjes për Parashqevinë, derisa të qartësohen shkaqet e ” zhdukjes ” për gati 10 vjet e mbijetesës gjatë këtyre viteve, do të jetë objekt i vëzhgimit tonë.
Në fund të këtij shkrimi, dua të shpreh dhe një herë mirënjohjen për znj Vali dhe z.Elton Iliriani që me gjuhën e Mirësisë, Kulturës, Altruizmit…që nuk e bëjnë shumë…na bënë të krenohemi me identitetin tone kombëtar.
Edhe për Parashqevinë, uroj…Asnjëherë s’është vonë për të realizuar ëndrrat…