19 qershor 2015 – Policia e Sarandës njoftoi sot për zhdukjen e një 37-vjeçari nga ky qytet. Prej dy ditësh, që nga pasditja e 17 qershorit, Ridvan Limaj rezulton i zhdukur në rrethana misterioze. Denoncimin e bëri e shoqja e tij, e cila thotë që nuk ka asnjë gjurmë për të. Limaj, banor i lagjes 1 të qytetit është thirrur në telefon nga një person. Në vendin e takimit ai është parë nga një dëshmitar që të dhunohet nga 4 vetë dhe më pas ta hipin në një makinë. Policia thotë se dyshohet se mund të bëhet fjalë për një çështje pazaresh droge, por nuk deklarohet nëse ka qenë i dënuar më parë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”