Këngëtarja Fifi ishte një nga pretendetet kryesore e Këngës Magjike, por ajo u rendit e treta. Megjithatë Fifi arriti të korrte shumë sukses me këngën ‘Zhurmë’, e cila u pëlqye dhe u duartrokit nga publiku.
Edhe vetë Fifi duket e lumtur për arritjet e saj pasi arriti të rrëmbente plot dy çmime në finalen e festivalit. Në një postim në Instagram këngëtarja shprehet se është e bekuar duke falenderuar Zotin publikun dhe të gjithë bashkëpunëtorët nga krijuesit e kënges deri tek Ardit Gjebrea dhe Aldon Lipe.
‘Nuk e keni idenë sa e e bekueme ndjehem. Në radhë të parë falenderimi i takon Zotit dhe juve o njerëz të mirë që keni qënë pjesë e krijimit tem. Kjo ishte magjia jonë‘,- shkruan Fifi.
‘Faleminderit që ishit përkrahës dhe pjesë e magjisë me titull ‘Zhurmë’ dhe juve o publik i dashtun ju përulem ju bekoftë Zoti të gjithëve!’,- e mbyll postimin e saj Fifi.





