Në Kamerun po numërohen votat pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës, në të cilat presidenti në detyrë Paul Biya po kërkon të zgjasë mandatin e tij 43-vjeçar në pushtet, për shtatë vjet të tjera.
Aktualisht në moshën 92 vjeç, Biya është kreu i shtetit më i vjetër në botë. Nëse fiton, ky do të jetë mandati i tij i tetë radhazi, me zgjedhjet e ardhshme të planifikuara për vitin 2032.
Rezultati përfundimtar pritet të shpallet brenda 15 ditësh. Nëntë kandidatë po kandidojnë për president në vendin e Afrikës Qendrore.
Ministri i Brendshëm tha se votimi shkoi “pa probleme” në të gjithë vendin. Megjithatë, BBC raporton se ka pasur thirrje për bojkot në rajonet perëndimore anglishtfolëse të vendit dhe janë raportuar përplasje në veri.
Në prag të zgjedhjeve, opozita e ka akuzuar opozitën se po përpiqet të kufizojë ndikimin e saj.
Në gusht, Këshilli Kushtetues skualifikoi nga kandidimi 71-vjeçarin Maurice Kamto, i konsideruar si kundërshtari kryesor. Një nga kandidatët kryesorë të opozitës, 76-vjeçari Issa Tsiroma Bakari, kishte thënë gjithashtu se kishte qenë viktimë e kërcënimeve.





