Në një njoftim për median në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, mësohet se nesër do mblidhet në një seancën plenare (6 nëntor 2018), e cila do zhvillohet në orën 10:00, ku do të shqyrtohet dekreti për shkarkimin e ministrit të Brendshëm.
"Bazuar në nenin 98 të Kushtetutës, ku parashikohet se "Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi", ditën e martë, më datë 6.11.2018, në orën 10.00, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare për shqyrtimin e dekretit nr. 10922, datë 27.10.2018 “Për shkarkim të ministrit të Brendshëm", thuhet në njoftim.





