Shtetasit shqiptarë, pavarësisht nëse kanë apo jo një diplomë, mund të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes programeve Fulbright dhe Humphrey, për të cilat janë hapur regjistrimet.

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, njofton se zyra për Marrëdhëniet me Publikun ka nisur seancat informuese për vitin akademik 2023-24, duke përfshirë seancën e parë informuese në Këndin Amerikan në Tiranë, ku u prezantuan detaje mbi programet Fulbright për Studentë të Huaj, Fulbright për Studiues dhe Hubert H. Humphrey.

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në një seancë virtuale, mund të regjistrohen në linkun: https://bit.ly/3LQGuBj. Seanca e ardhshme virtuale do të mbahet të martën, më 12 prill.