“La Casa De Papel”, është një ndër serialet më të pëlqyera të momentit, me një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix.

Teksa fansat po presin me padurim sezonin e pestë dhe u shqetësuan se seritë e reja do të vonoheshin për shkak të pandemisë së koronavirusit, duket se kjo nuk është aspak e vërtetë. Fansat kanë marrë lajmin e mirë se shumë shpejt do të vijë edhe sezoni i pestë pasi xhirimet kanë nisur.

Lajmin e ka bërë të ditur “Profesori” Alvaro Morte, i cili ka bërë një postimin në profilin e tij në “Instagram”. Morte ka ndarë me ndjekësit një fotografi të shkëputur nga prapaskenat e xhirimeve dhe bashkëngjitur me të shkruan: “U riktheva! Profesori u rikthye!”.

Ndërkohë, ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të lançohet për publikun, megjithatë pritet të mos vonojë shumë.