Ish-kryeministri Sali Berisha nuk paraqitet për të katërtën herë pranë oficerit të policisë gjyqësore, për të firmosur në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Kjo është e hëna e tretë e këtij muaji, dite në të cilën Berisha e ka për detyrim të paraqitet përpara OPGJ.
Kjo e hënë, përkon dhe me mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve që mbahet në orën 12.00, ku do shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës.
Ish kryeministri Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe ndaj tij është ekzekutuar masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.