Për herë të parë në më shumë se 200 vjet, këtë vit nuk do të zhvillohet meshë Krishtlindjesh në katedralen Notre Dame sipas dioqezes së kryepeshkopit të Parisit.
“Adhuruesit mund të marrin pjesë në meshën e kishës e Saint-Germain-l’Auxerrois, që ndodhet pranë muzeut të Luvrit ose në kishën e Saint-Sulpice pranë kopshtit të Luksemburgut”, deklaroi dioqeza.
Kisha historike e kryeqytetit francez u dogj nga zjarri më 15 Prill, gjatë të cilit kupola u shkatërrua plotësisht.
Sipas një zëdhënëseje, mesha e Krishtlindjesh është mbajtur çdo vit në katedralen e Notre Dame-it që nga viti 1803, edhe gjatë pushtimit gjerman të Parisit në Luftën e Dytë Botërore. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se katedralja do të rindërtohet deri në vitin 2024.





