Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sot pas dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Rama sakrifikoi Fatmir Xhafën, për të shpëtuar Vangjush Dakon dhe lëkurën e tij. 

“Edvini, kreu i meduzes, mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij!

Te dashur miq, pas nje beteje te furishme, opozita shqiptare ia doli ti jape nje goditje te merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni ne burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeru qe futi ne polici te gjitha metodat e punes te mafies se policise sekrete hoxhiste per te mbrojtur lekuren dhe karrigen e tij. Ne nje aspekt opozita ia doli.",- shkruan Berisha.

Ndërkohë që ministrin e ri të Brendshëm, Sander Lleshin, Berisha e quan si vasal të Ramës.

"Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzes ne Shqiperi eshte Edvin Kristaq Rama, i cili ne nje moment kritik per veten e tij sakrifikoi Xhafen per Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrise nje vasal te tij. Kakistokracia e Shqiperise eshte ne agoni. Asgje, asnje vasal as dhe paterice nuk shpeton Noriegen nga verdikti i afert i revoltes popullore”, shkruan Berisha..