Forcat izraelite dhe militantët e Hezbollahut kanë vijuar të sulmojnë njëra-tjetrën për të tretën ditë radhazi.
Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur përgjatë kufirit Izrael-Liban, ku të dyja palët kanë goditur shënjestrat e tyre.
Ushtria izraelite njoftoi se disa nga ushtarët e saj u plagosën lehtë, kur raketa antitank e gjuajtur nga Libani, goditi një automjet në zonën Beit Hillel të Izraelit verior. Forcave të Mbrojtjes të Izraelit deklaruan se trupat e tyre qëlluan më pas me artileri.
Nga ana tjetër, Hezbollahu i mbështetur nga Irani njoftoi se kishte shënjestruar një numër pozicionesh izraelite.
Pas shpërthimit të luftës Hamas-Izrael, Hezbollahu ka kryer sulme pothuajse të përditshme me raketa mbi pozicionet izraelite, ndërsa ky i fundit ka nisur sulme ajrore dhe artilerie në Libanin jugor.
Por kufiri ishte kryesisht i qetë gjatë një armëpushimi njëjavor në Gaza, i cili përfundoi të premten.
Këto kanë qenë luftimet më të ashpra që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, një aleat i Hamasit.