Gjatë konferencës me gazetarët në mesditë, kryeministri Edi Rama komentoi videon e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili u shfaq në mediat sociale duke gatuar në shtëpi.

Rama u shpreh se e admiron Bashën që gatuan me këpucë të shtunën në mbrëmje.

“Për sa i përket për Lulin, për familjen, nuk dua të bëj koment. Po me që ti e kërkon është për t’u admiruar një njëri që gatuan me këpucë. Dhe gatuan me këpucë të shtunën mbrëma se kjo bën diferencën”, tha Rama.

Së fundmi, kryedemokrati Basha i është përgjigjur me ironi kryeministrin Rama teksa tha: “Me piperin ishte në rregull domethënë.”