16 maj 2014 – “Tapping For Weight Loss“, kështu quhet libri i shkrimtares Jessica Ortner, ne të cilën ajo shpjegon se si është e mundur të dobësohesh duke prekur me gishta disa pjesë të trupit dhe të fytyrës.
Në ketë studim të saj, Ortener niset nga predispozita se përgjithësisht dietat të çojnë në stres. Nga ana e tij stresi rrit ndjenjën e urisë dhe dëshirën për të ngrënë. Ndaj për të larguar pikërisht ndjenjën e urisë, e rëndësishme është të eliminojmë atë që e provokon, ankthin dhe të mësojmë të largojmë negativitetin.
E njohur edhe si “Emotional Freedom Technique“, kjo metodë shkencore ka filluar të zhvillohet që në vitet ’70. Zonat që duhen masazhuar janë pikërisht ato zona të cilat në mënyrë instiktive, çdo njeri i prek kur ai ndodhet nën stres.
Sipas një studimi të Harvard Medical School, duke stimuluar këto zona, zvogëlohet aktiviteti i amigdales, kësaj pjese të trurit që është përgjegjëse për prodhimin e hormonit të stresit, kortizolit, i cili gjithashtu është i lidhur edhe rritjen e urisë dhe akumulimin e dhjamit në zonën e barkut.
Libri shpjegon se si mund të dobësohet duke takuar dhe masazhuar të ashtuquajturën “karate chop point”, e cila është pikërisht zona menjëherë poshtë gishtit të vogël të dorës.
Pas kësaj mund të vazhdohet me zonën e qepallave, rreth syve, poshtë syve, poshtë hundës. Objektivi final i kësaj procedure , siç thamë edhe me sipër është pikërisht largimi i ndjenjës se ankthit dhe stresit që janë pasojë e dietave.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





