Emiljano Shullazi dhe grupi i tij po hetohen edhe për dy akuza të tjera, përveçse për shantazhet dhe grabitjet e pasurive.
Kështu, “Panorama” duke iu referuar burimeve nga Prokuroria shkruan se Shullazi po hetohet për përfshirjen e tij në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës vitin e shkuar.
Gjithashtu, Shullazi po hetohet edhe për trafik droge përmes Portit të Durrësit. Për vrasjen e Çollakut u arrestuan Denis Shtraza dhe një ish-oficer policie.
Çollaku u rrëmbye teksa dilte nga një lokal në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit dhe u gjet një ditë më pas, i vrarë në anë të një rruge dytësore, në afërsi të Fushë-Krujës.





