Turqi, 25 qershor 2014 – Sot është temë tabu për dikë, por homoseksualizmi nuk ishte i tillë 200 vite më parë në Perandorinë Osmane.
Homoseksualiteti në elitën e vendit ishte i përhapur, sidomos në kryeqytet.
Qendra e ngjarjeve të shtetit islamik ishin banjat publike, Hamamet.
Në arkivat lokale janë gjetur shënime dhe piktura nga të ashtuquajturit “demat e vogël”, që ishin shërbëtorë meshkuj për meshkujt që shkonin në Hamame, dhe që nga shërbimet e tyre përfshiheshin nga bukuria, masazhet e deri te shkaktimi i orgazmës për konsumatorët.
Në shënimet lokale janë gjetur madje edhe çmimet për këto shërbime.
Shumë poetë kanë shkruar poezi për dashurinë me këta të rinj. Kishte edhe ankesa se të dashurit po i rrisnin mjekrat.
Dervishët, mistikët sufi, kishin parashikuar edhe një "beardless", e cila ishte një praktikë e veçantë e realizimit shpirtëror. Teologët konservatore islamike dënonin këtë kurs shoqëror, por disa dervishë shkuan aq larg sa të pretendojnë se kanë parë Perëndinë kur është puthur me meshkuj.
Homoseksualizmi në Perandorinë Osmane nuk ishte i ndaluar me ligj dhe kështu kishin vendosur Sulltanët. Në këtë perandori duket se ka mbizotëruar edhe forma që sot njihet si “Zhigolo”- të rinj që përdoreshin në Hamamet për seks nga burrat derisa ju dilte mjekra dhe pastaj bëheshin shumë të dashur për gratë turke.
Në këtë perandori edhe orgjitë me femra kanë qenë shfaqje e zakonshme e elitës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





