Kupa e Shqipërisë zhvillon sot raundin e dytë të fazës çerekfinale në grupe, ku vëmendja do të jetë në sfidën mes Skënderbeut e Kukësit. 

Në Korçë do të përballen dy ekipet që kanë pikë të plota në grupin A, me verilindorët që do të kërkojnë të bëjnë surprizën edhe ndaj kampionëve në fuqi. Në kampionat, Skënderbeu fitoi pa shumë probleme, duke i shkaktuar Kukësit humbjen e parë, ndërsa sot pritet një tjetër betejë e fortë. 

Ndërkohë, po sot, Kastrioti do të presë në shtëpi Shkumbinin, në një sfidë ku 3 pikët duken të sigurta, pasi peqinasit e kanë mendjen në kampionat, ku rrezikojnë rënien. Gjithsesi, ndeshja kryesore e këtij raundi do të jetë ajo e nesërmja mes Teutës e Flamurtarit, ku ekipi vlonjat do të kërkojë të lërë pas disfatën me Bylisin, që të rikthehet pretendent.