Anglia përballet me Sllovakinë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Europian. 

Kombëtarja e “3 luanëve”, vjen si favorite absolute në këtë takim, por fusha do të vendosë se cila skuadër do të kualifikohet për në çerekfinale.   

Kritikat për kombëtaren e Southgate kanë qenë të shumta në këtë periudhë, për shkak të paraqitjes së treguar në ndeshjet e fundit në grup. 

Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare për këtë përballje. 

Formacionet zyrtare: 

Anglia: Pickford, Walker, Rice, Stones, Guehi, Trippier, Mainoo, Saka, Bellingham, Foden, Kane. 

Sllovakia: Dubravka, Vavro, Skriniar, Pekarik, Hancko, Lobotka, Duda, Kucka, Haraslin, Schranz, Strelec.