Kai Erik Sen do të vendosë drejtësi në ndeshjen e parë që Teuta do të luajë në kuadër të turit të tretë të Ligës së Konferencës. Në sfidën e datës 5 gusht, me fillim në orën 21:00, UEFA ka caktuar për të vendosur drejtësi norvegjezin 36-vjeçar.

Sten do të ketë ndihmës bashkëkombës të tij, asistentët Jan Erik Engan dhe Anders Olav Dale. Gjyqtar i katërt do të jetë norvegjezi Kristofer Hagenes.

Kai Erik Sen ka gjykuar fitoren e Shqipërisë 0-2 në San Marino, ndërsa më herët ka gjykuar edhe Kosovën në Ligën e Kombeve.