Teuta rikuperon tre futbollistë para Kukësit. Blagoja Todorovski, Sebino Plaku dhe Ivanoviç rikthehen në ekip. Në fakt, dy të fundit janë shëruar nga dëmtimet që kanë pasur.

Todorovski shleu kartonin e kuq ndaj Dinamos, lojtarët nga sot do të mund të vazhdojnë rregullisht stërvitjen.

Një lajm i shkëlqyeshëm për trajnerin Martini është kthimi i sulmuesit Plaku dhe dy mbrojtësve, të cilët kanë rezultuar pika të rëndësishme të Teutës.

Todorovski, Plaku dhe Ivanoviç do të jenë të gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Teutës, të shtunën, në orën 16:45, kundër Kukësit.