Teuta nga dje është rivënë nën urdhrat e trajnerit Edi Martini, i cili ka dhënë prova se si mundet Tirana.

Pas barazimit me Kukësin, skuadra durrsake duket në gjendje optimale, me përjashtim të mbrojtësit të majtë, Xhekson Ferreira, i cili vijon fazën rikuperuese.Braziliani është në dyshim për bardheblutë, ku më shumë nuk po llogaritet nga stafi.

Ndaj, gjasat janë që mbrojtja e Teutës ndaj Tiranës të jetë thuajse e njëjtë si me Kukësin, ku ia dolën që të ndalin kundërshtarët.