Miratohet buxheti i vitit 2018 të Bashkisë së Durrësit. Në mbledhjen e zhvilluar paraditen e sotme, këshilltarët e PS dhe disa këshilltarë të LSI dhe një i Partisë Republikane kanë votuar pro buxhetit të vitit të ardhshëm.
Nëse një muaj më parë buxheti u rrëzua me 20 vota kundër, këtë të shtunë votave pro të këshilltarëve të PS-së, iu bashkuan edhe 4 votat e LSI-së, një e PR-së dhe 2 të PDIU.
Ndërkohë grupi i këshilltarëve të PD-së nuk ishte i pranishëm në sallë.
Një muaj më parë, PD dhe LSI bashkuan votat kundër buxhetit të vitit 2018, ndërkohë sot opozita në Durrës u përça, pasi Dako arriti të bindte këshilltarët e partisë së Kryemadhit dhe këshilltarin e PR-së, Dilaver Tepelena të jepnin votën e tyre pro buxhetit.





