11 prill 2014 – Është hedhur të premten shorti për fazën e gjysmëfinaleve të Champions League, i cili ka përcaktuar këto përballje: Real Madrid – Bayern Munich dhe Atletico Madrid – Chelsea.
Bayern është ndeshur me Real Madrid 20 herë në kupat e Evropës, mes të cilave pesë gjysmëfinale. Në këto ndeshje, bavarezët ia dolën mbanë në vitet 1976, 1987, 2001 dhe 2012, ndërsa spanjollët me fitoren e vetme në 2000.
Hera e fundit që Chelsea takoi Atleticon ishte në një periudhë jo të mirë për blutë e Londrës, të menaxhuar atëherë nga Roberto Di Matteo, që u mundën 4-1 në Super Kupën e UEFA-s në vitin 2012, me një goleadë të Radamel Falcao.
Ndeshjet gjysmëfinale të Champions League do të luhen në datat 22/23 dhe 29/30 prill. Do të jenë Real Madrid dhe Chelsea që do të luajnë të parat në shtëpi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah” /





