1 dhjetor 2015 – Nuk ka pushim për Kategorinë Superiore në këto javë, teksa ekipet po luajnë me një kalendar të ngjeshur. Kjo është disi problematike për skuadrat, pasi gjendja e tyre fizike konsumohet ndjeshëm.

Pas ndeshjeve në fundjavë, ekipet do të zbresin në fushë edhe në mesjavë. Skuadrat kryesuese do të kenë ndeshje relativisht të lehta, teksa ajo që bie në sy është Teuta-Tirana. Partizani do të presë në shtëpi Tërbunin, ndërsa Skënderbeu në Korçë do të presë ekipin e Bylis. Flamurtari në krizë do të presë në shtëpi Kukësin, që ka ende makthin e transfertave, ndërsa Laçi luan ndaj Vllaznisë në fushën e tij. FSHF ka caktuar datat dhe orën për javën e 14-të, që luhen të mërkurën dhe të enjten.

Java e 14-të e Superligës

Të Mëkurën

Partizani – Tërbuni Data:

2/12/2015 Ora: 17:00

Stadiumi “Qemal Stafa” Tiranë

Laçi – Vllaznia

Data: 2/12/2015 Ora: 14:00 Stadiumi “Laçi” Laç

Flamurtari – Kukësi

Data: 2/12/2015 Ora: 17:00

Stadiumi “Flamurtari” Vlorë

Të Enjten

Teuta – Tirana

Data: 3/12/2015 Ora: 17:00 Stadiumi “Niko Dovana” Durrës

Skënderbeu – Bylis

Data: 3/12/2015 Ora: 17:00

Stadiumi “Skënderbeu” Korçë

/portali DurresLajm/