“Thirri dajt” është bashkëpunimi që sollën para disa ditësh reperët Onat dhe Majk, i cili u konsiderua si diss për disa anëtarë të Babastars.
Në klip shfaqeshin disa prej reperëve të këtij grupi, gjë që shtoi spekulimet se Cozman dhe Agon Amiga kanë vendosur të vazhdojnë rrugëtimin vetëm, njësoj si Skivi. Por, Onat ka zgjedhur të tregojë më në fund të vërtetën e kësaj historie për “Prive”.
“Anëtarët tonë nuk po jetojnë të gjithë në Prishtinë. Agoni është në Gjermani, Cozman është në Londër, Ghetto është në Tiranë. Faktikisht vetëm unë, Majku dhe Jungle kemi mbetur këtu. E kemi pasur kohën të limituar dhe nuk kemi patur kohë që ti prisnim të gjithë që të bëheshim bashkë. Ata që ishin aty, i kemi marrë për xhirime. Fakti që ata thonë se nuk janë më pjesë e jona, nuk është e vërtetë.”





