Është përcjellë për në banesën e fundit gjeniu i letërsisë shqipe, Ismail Kadare.
Trupi i shkrimtarit të mirënjohur, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një arresti kardiak, është nisur drejt varrezave të Tufinës pas mbarimit të homazheve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Shkrimtari është përcjellë për në banesën e fundit me trëndafila të bardhë dhe duartrokitje.
Ismail Kadare do të prehet përkohësisht në varrezat e Tufinës.