Do të përcillet sot për në banesën e fundit gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare!
Homazhet po mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku marrin pjesë familjare, miq, figura dhe personalitete të larta e dashamirës.
Kortezhi pritet të niset drejt varrezave të Tufinës në orën 12:30, ndërsa në orën 13:00 do të mbahet një minutë heshtje për nder të Kadaresë.
Kujtojmë se Këshilli i Ministrave miratoi dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë në moshën 88-vjeçare. Edhe ditën e sotme flamujt në institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmështizë.