Trupi i ish-deputetit socialist Bashkim Fino është përcjellë për në banesën e fundit, pas homazheve të kryera në nderim të tij te Pallati i Kongreseve.
Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pas betejës një mujore me koronavirusin.
Në homazhet për nder të tij morën pjesë një numër i madh miqsh, kolegë, përfaqësues të të gjitha forcave politike dhe qytetarë të thjeshtë.
Bashkim Fino do të mbahet mend, mes të tjerash, si politikani që drejtoi vendin në postin e kryeministrit në periudhën më të vështirë për Shqipërinë, përkatësisht më 1997.
Ikja e deputetit la pas një dhimbje të madhe jo vetëm për familjen dhe të afërmit e tij, por edhe për politikën e majtë dhe të djathtë, ku ai shërbeu prej 34 vitesh.





