Lojtarët e klubit të Fiorentinës dhe të tjerë të kampionatit italian kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kapitenit Davide Astori. Mbrojtësi italian u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 31-vjeçare pas një ataku kardiak ndërkohë që po flinte gjumë.

Lojtari ishte në grumbullim me ekipin para ndeshjes me Udinese ndërsa u gjet në mëngjes i pajetë në dhomën e hotelit ku po qëndronte.

Mijëra tifozë, stafi dhe shokët e tij të ekipin morën pjesë në përcjelljen e Astorit për në banesën e fundit. Mes tyre ishte dhe kapiteni i kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, sulmuesi i Nice, Mario Balotelli, trajnerët Flilippo Inzaghi, Luciano Spalleti dhe Javier Zanetti.

Portieri i Juventus është shprehur i trishtuar për ndarjen nga jeta të bashkatdhetarit ndërsa theksoi se është një humbje e madhe dhe që do ta kujtojnë gjithmonë.