Qytetarë të shumtë janë ndalur para Teatrit Bylis në Fier, për të bërë homazhe në nder të policit të forcave “Shqiponja”, 28-vjeçari Novruz Cenalia i cili u vra dy ditë më parë me armë zjarri.
Në hollin e Teatrit është vendosur arkmorti me trupin e pajetë të efektivit të policisë, ku të pranishëm janë gjithashtu familjarë, kolegë të shumë të tij dhe autoritete, mes tyre ministri i Brendshëm Taulant Balla, për t’i dhënë lamturmirën e fundit.
Më pas arkmorti me trupin e tij do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.
Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz dyshohet se pas një konflikti të çastit me 23 vjeçarin Azgan Mernica, i cili është ende në arrati dhe po kërkohet nga policia dhe forcat RENEA, ndërsa asnjë pistë konkrete nuk dihet se ku mund të jetë fshehur autori.