Pamjet që shihni në videon e mëposhtme vijnë nga ceremonia mortore e Pëllumb Metës, 49-vjeçarit që u vra nga djali i tij, Hyseni, 24 vjeç, ndërsa bashkëpunëtorë ishin dhe dy fëmijët e tjerë Hygerta 19 vjeçe dhe Amarildo 22 vjeç.

Teksa të tre fëmijët e tij kanë përfunduar pas hekurave pasi akuzohen për vrasjen e tij, vëllai i Pëllumb Metës ka hapur dyert e banesës për të pritur ngushëllime dhe përcjellë për në banesën e fundit të ndjerin, që u vra me 4 plumba pistolete.

Meta u vra pas konflikteve të vazhdueshme nga djali i tij i madh, Hyseni, i cili u ndihmua më pas nga motra dhe vëllai më i vogël që ta groposnin në kasollen e banesës.

Ndërkohë nuk dihet nëse gruaja e Pëllumb Metës, e cila po hetohet në gjendje të lirë,  ka marrë pjesë ose jo në pritjen e ngushëllimeve.