PESHKOPI,21 tetor 2013 –Një vajzë e re ka mbetur e vrarë me armë zjarri mesditën, nga i fejuari i saj që është vënë në pranga.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë. Autori i ngjarjes është identifikuar shtetasi A. Deda, 28 vjeç ndërsa viktimë, e fejuara e tij, M. Torba, 18 vjec. Krimi ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta pak pasi Arbër Deda ka dalë nga shtëpia e së fejuarës. 18-vjeçarja doli ta përcillte të fejuarin, por sapo ajo ka kthyer kurrizin, djaloshi që do të bëhej bashkëshorti i ardhshëm e ka qëlluar pas shpine me një armë zjarri.Fqinjët pohuan se kanë dëgjuar prej orës 10:00 të paradites grindje të vazhdueshme në banesën e vajzës, por nuk dinë të thonë arsyet. Për policinë, A. Deda njihet si person problematik me precedent penal.
Përcjell të fejuarin tek dera, ai e vret me armë zjarri
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





