Studiuesi, shkrimtari dhe politikani Moikom Zeqon është përcjellë sot për në banesën e fundit, pas homazheve në ambientet e Muzeut Kombëtar.

Dhjetëra qytetarë, personalitete, miq e të njohur, politikanë e studiues, nga Shqipëria e Kosova, njerëz të artit e letërsisë, kanë bërë homazhe pranë fotografisë së Moikom Zeqos vendosur në Atriumin e Muzeut Historik Kombëtar.

I biri, Epidamn Zeqo mbajti një eulogji prekëse e të veçantë që rrokte gjithë botëkuptimin dhe trashëgiminë e Moikomit që u shua të hënën ndërsa ndjehej i braktisur nga politika.

“Unik, admironte bukurine e vertete jo kitsch-in”
“Karriera e tij profesionale, ishte e shkurter’
“Te tjere i kendojne politikes , e rrine gojembyllur”
“Politika driteshkruter, kombi do idealizem”
“Duhet nje gjenerate per te unifikuar nje komb”

Testamenti shpirtëror i Moikom Zeqos, lajtmotivi i daljeve publike të gjithë këtyre viteve kur nuk reshti së kërkuari kulture, dije, shtet, sistem vlerësimi dhe ruajtje të identitetin e shenjuesve të tij, u përcoll nga i biri i përlotur.

“Baba, pse nuk u bere pragmatist si te tjeret?”
“Pse ktheve familjen ne Shqiperi në 1997”
“Doje te shpetoje kete vend me 1997, ide naive”
“Shpetimi i vendit, ide e mrekullueshme”